Sipas raportit të një doktori  të njohur legjenda e garave  me makina  Michael Schumacher ka kaluar në “gjendje vegjetative ” dhe nuk reagon më ndaj familjes së tij.

Neurokirurgu i njohur Erich Riederer bëri të ditur lajmin e përkeqësimit të sportistit për një kanal televiziv Francez.

“Mendoj se ai është në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk mund të reagojë. Ai merr frymë, zemra i rreh, dhe ndoshta mund të ngrihet për të qëndruar ulur po jo më shumë,” tha ai për rrjetin TMC.

Gjithashtu ai shtoi se nuk ka shans ta shikojmë më legjendën ashtu si ka qenë para aksidentit raporton The Sun.

“Mendoj se kjo është maksimumi për të. Nuk besoj se ka shanse për ta parë atë siç ishte para aksidentit”- shtoi Riederer.

Shëndeti i legjendës së F1 ka qenë i fshehur që prej momentit kur ai pësoi aksidentin e rëndë, gati vdekjeprurës në vitin 2013. Schumacher pësoi një dëmtim gati fatal të trurit kur ra dhe goditi kokën në një shkëmb ndërsa ishte duke bërë ski.