Tayna është një ndër reperet më në zë në tregun shqiptar, brenda shumë pak kohësh ajo arriti të jetë si një ndër më të paguarat në vendin tonë.

E teksa po publikon projektet njëra pas tjetrës mesa duket Tayna ka një suprizë për fansat e saj. Së fundmi reperja ka publikuar një video në “Instastory”  ku tregon se po sheh një serial latin dhe krah videos tregon se është duke përgatitur një suprizë.

“Kujt i kujtohet ky serial? Kam një surprizë për ju!”-shkruan ajo.

Se për çfarë bëhet fjalë nuk e dim!  A do të vijë me një projekt të ri muzikor me motive latine apo shumë shpejt mund ta shohim në një projekt kinematografik?!  Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim, mirëpo çfarëdo që të jetë e sigurt që ka për të qenë një sukses.