I ftuar në “Arena” në RTV Ora nga Dritan Hila, anëtari i kryesisë së PD-së Murat Basha u shpreh se nuk ka pse ta marrë në PD Rudina Hajdani se nuk ka ndonjë mençuri.

Lidhur me këtë deklaratë ai është debatuar me deputetin Halit Valterin.

Hila: Pse nuk e keni marrë zotin Valteri, zonjës Hajdari?

Basha: Pse ta marr zonjën Hajdari në Parti, çfarë mençurie ka ajo?   

Valteri: Nuk e vlerëson ti mençurinë e zonjës Hajdari!

Basha: Unë jam votues mo, jam popull.

Valteri: Murat, dëgjo diçka.

Basha: Për ty jam z. Basha.

Valteri: Se mos të ngatërroj me atë tjetrin.

Basha: Për mua është ndër.

Valteri: Po nuk të ngatërroj se ti nuk je hajdut.

Basha: Po deshe në syrin tim mos ofendo!

Valteri: Ti nuk mund të vlerësosh se sa bën apo jo një figurë politike, se njerëzit nuk kanë kohë për muhabete kafesh.