Shanset për të fituar lotarinë janë thuajse të pamundura, ndërkohë që këto “ligje” i ka thyer një burrë nga Nebraska e SHBA.

Micheal Christiansen nga Norfolku i Nebraskës ka fituat lotarinë, dhe jo një, por dy brenda një viti.

Në fillim të tetorit Christiansen fitoi çmimin prej 100 mijë dollarësh, ndërkohë që në muajin mars kishte fituar rreth 500 mijë dollar po nga një lotari.

Ai ka treguar se të dyja biletat i ka blerë pranë zonës ku jeton, teksa ka thënë që me paratë do të ndërtojë një garazhd të ri.

Në lojën “Money Clip” shanset për të fituar janë 1 në 80 mijë lojtarë