“Tom Doshi s’do jetë në qeveri”, Yuri Kim: Mora garanci nga Rama, është i përjashtuar nga PS

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me ish-deputetin e Partisë Socialiste Tom Doshi për të cilin ka kërkuar përjashtimin nga kandidimi. Ajo tha se ka marrë garanci nga kryeministri Rama se Doshi nuk do të jetë pjesë e qeverisë së tij nëse ai fiton zgjedhjet. Më herët nga Durrësi Kim reagoi në lidhje me operacionin e SPAK në Krujë duke thënë se reforma në drejtësi po funksionon.

Një ditë pasi PSD e kryesuar nga Tom Doshi u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e SHBA Yuri Kim reagoi sërish duke kujtuar se ai nuk do të jetë në qeveri nëse PS fiton zgjedhjet.

Përmes një statusi në twitter diplomatja e lartë deklaron se këtë garanci e ka marrë nga kryeministri Rama.

 “Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai do të formojë”.

Postimi i ambasadores

Gjatë një vizite në Durrës, diplomatja amerikane edhe një herë theksoi se votuesit shqiptar meritojnë më shumë

 “Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë, nuk është çështja çfarë do SHBA por ajo që meritojnë votuesit, kështu që mbetet për t’u parë”.

Operacionin anti-korrupsion në gjykatën e Krujës, Ambasadorja e konsideroi përgjigje ndaj skeptikëve të Reformës në Drejtësi.

"Reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se “ska për të ndodhur gjë; “që reforma dhe SPAK ska për të funksionuar”, kam një lajm për ju; e keni gabim! Dua ju inkurajoj që të shihnit të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë.Duhet ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Ndaj fokusohuni në fakte, shihni se çfarë është duke bërë SPAK dhe policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda”.

Pas një vizite në portin e Durrësit, Ambasadorja e SHBA-së theksoi se tre prioritete kryesore të një vendi janë demokracia, mbrojtja dhe biznesi.

Lexo edhe:

Tom Doshi injoron ambasadoren Kim, depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje

Vendi Edi Rama Lajme Twitter yuri kim Politikë Lajmi i fundit Aktualitet kandidimi tom doshi

EMISIONET