Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që për çështjen e detit mes dy shteteve t’i drejtohen Hagës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gjatë vizitës së fundit në Greqi Edi Rama është kujdesur për të bindur kryeministrin dhe ministrin greke që të çështja e detit të çohet në Hagë pas parlamentareve të 25 prillit për shkak të mundësisë së ndikimit negativ në fushatën elektorale të ps.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një interviste për mediat greke.

Dendias: Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur në gjykatë, mendoj dhe besoj se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Gjithashtu Dendias nënvizon faktin se shtrirja me 12 milje në detin jon është pranuar edhe nga kryeministri shqiptar, duke e argumentuar se edhe Shqipëria e gëzon këtë të drejtës.

Dendias: Ne ramë dakord me Shqipërinë për të zgjidhur çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën për Ligjin e Detit. Dua t’ua kujtoj se Zoti Rama e ka njohur të drejtën e Greqisë për t’u shtrirë me 12 milje  në detin jon.  Dhe kështu asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë ose – shtoj unë – edhe më shumë të kërcënojë luftën

Pavarësisht deklaratave të kryediplomatit grek, nga ana e qeverisë shqiptare, kjo çështje vijon të shoqërohet nga mungesa e transparencës.