Vihen në pranga pronari dhe punëtori i një marketi në Cërrik.

Sekuestrohen një sasi kanabisi dhe një aparat celular.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 2 shtetas merreshin me shitjen e lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 31 vjeç dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik.” – njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin me pronar shtetasin E. S. dhe punëtor shtetasin R. D., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kg lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular.