Në një lidhje direkte me emisionin Ora Sport, menaxheri Mario Cenolli foli për të ardhmen e sulmuesit të Tiranës, Michael Ngoo i cili ende nuk ka një kontratë.

Ai thotë se nga nesër do të fillojnë bisedimet me ekipin kryeqytetas por nuk mohon se ka pasur interesim nga shumë ekipe të tjera jashtë vendit.

Por ai thotë se vetëm javën e ardhshme do të vendoset e ardhmja e lojtarit.

Cenolli: Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund fitoi më i miri. Në ndeshjet e kampionatit, Tirana ka pasur gjithmonë probleme ndaj Teutës por durrsakët këtë mbrëmje ishin më të vendosur. Ngoo deri sot ishte lojtar i Tiranës. Nesër ai do të ulet me presidentin e Tiranës dhe të biesdojë për të ardhmen. Kritika sot ishte vetëm për një rast që pati ai duhet ta shënonte të hapte lojën. Unë shoh interesa të lojtarit, ishte ekipi që duhet të bënte një ofertë por ata nuk e bënë. Mbase po prisnin ndeshjen e kupës.Unë kam pasur interesime nga kampionate të ndryshme por nuk kam diçka konkrete. Lojtari ka nevojë për pushime tashmë dhe javës tjetër do ta mësojmë nëse ai do të qëndrojë tek Tirana apo do të lëvizë.