Celibashi: Problem i madh financimi i politikës nga bota e krimit

Celibashi: Problem i madh financimi i politikës nga bota e krimit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi  shprehu shqetësimin për financimin e politikës nga bota e krimit.

Në konferencën me temë "Kostot e Demokracisë II", ku e pranishme ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, Celibashi vuri theksin tek kontrolli  dhe transparenca e financimit të partive politike.

"Padyshim një rol të rëndësishëm se si paraja lëviz brenda sistemit politik, duhet të ketë dhe shoqëria civile dhe media, veçanërisht ku paratë që vijnë kanë mbështetje nga asetet kriminale.

Dhe bëhen sponsor të politikës. Financimi i paligjshëm i politikës nga biznesi padyshim është një problem, por problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit. Gjithsecili në përputhje me profilin institucional që ka të japë kontributin në këtë aspekt. Përndryshe dështimi i zgjedhjeve do të jetë i gjithë faktorëve dhe faktorëve", tha Celibashi.

Gjithashtu ai nënvizoi se kontributet jo transparente të biznesit në fushata zgjedhore mund të çojnë në korruptimin e financave publike.

"Nëse ligjshmëria, transparenca, llogaridhënia, e karakterizon sistemin e financimit të politikës, atëherë pushteti duhet të jetë më i përgjegjshëm kundrejt votuesit të vet dhe rrjedhimisht  të ketë më shumë progres shoqërorë. Në  një mënyrë ose një tjetër, problemi parësor i parasë në politikë ka ë bëjë me prishjen e marrëdhënieve dhe lidhjes së votuesit, për ata të cilët votuesi zgjedh dhe përfaqësohet prej tyre. Kontribut jo transparente të biznesit në fushatë, mund të çojnë në korruptim të financave publike.

Abuzime me burime shtetërore për interesa elektorale, financimet të huaja që mund të kërcënojnë dhe sovranitetin e politikës kombëtare, shit-blerja e votës. Nivelet e larta të shpenzimeve të pakontrolluara të fushatës të cilat dekuarojnë daljen e forcave të reja politike. Të gjitha këto së bashku japin impaktin e tyre negativ në çështjet e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe andej të konsolidimit të institucioneve. ", përfundoi Celibashi.

Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Mos merrni para për votën dhe mos votoni kriminelët!

Vendi Lajme zgjedhjet krimi transparence

EMISIONET