Për të gjithë turistët që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë në dispozicion dhe një website ne gjuhën frenge. Për bashkëpunimin mes dy vendeve në Muzeun Historik Kombëtar u hap dhe një ekspozitë, me pamje të viteve 1918-1923

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Shqipëri ka çelur këtë të mërkurë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozitën “Në Lindje, Lufta pa Fund, 1918-1923”.

E pranishme në këtë aktivitet, ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq deklaroi se gjatë muajit dhjetor do të krijohet një website në gjuhën frenge për turistët.

“Ne do të kemi një website në frengjisht për ata njerëz që vijnë jo vetëm nga Franca por edhe nga Belgjika, Zvicra si dhe shtete të tjera që flasin gjuhën frënge.”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e konsideroi çeljen e kësaj ekspozite një sfidë përballë pandemisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, u shpreh se kjo ekspozitë ka një të veçantë.

Gjatë këtij aktiviteti u promovua gjithashtu dhe libri “Shqipëria në Reportazhet e Robert Vaucher”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga e marta në të dielë, deri në datën 19 dhjetor.