Çelaj: Trump ishte aksident dhe do të harrohet nga historia amerikane. Pasojat e tij do të mbesin

Çelaj: Trump ishte aksident dhe do të harrohet nga historia

Albi Çelaj në një intervistë për Ora News nga SHBA ka folur në lidhje me situatën e SHBA gjatë kohës që është drejtuar nga Donald Trump, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si aksident.

Çelaj ka vijuar më tej ndërkohë që ka treguar se pasojat e të gjithë gabimeve të Trump do të mbesin dhe sipas tij do tëjetë e vështirë të zhbëhen.

Çelaj: Ishte aksident, mjafton të shikosh qëndrimin e republikanëve, zyrtarëve të saj në 2016 që nuk e imagjinonin se ai mund të zgjidhej dhe më pas u detyruan që të bashkoheshin me të sepse iu duhej, se kishte presidencën. Ai do të harrohet nga historia amerikane, sepse ai nuk ka arritur asgjë për të cilën duhet të mbahet mend. Vetëm nga mbështetësit do të kujtohet, por ishte një ëndërr e keqe që do të harrohet, por pasojat e tij do të mbesin. Do të jetë shumë e vështirë që të zhbëhen.

Kjo që ka ndodhur me Trump nuk ka ardhur me Trump dhe do të mbarojë me të. Ka qenë aty. Thjeshtë Trump gërvishti më shumë plagët që Amerika kishte, i nxorri në pah më shumë. Shpresojmë që me këtë administratë gjërat të rregullohen.

Bota Lajme SHBA zgjedhjet ne shba albi celaj

EMISIONET