I ftuar në Ora News, ish-ambasadori Arben Çejku u shpreh se komisioni i ngritur në vendin tonë për hetimet e raportit të Dick Martyt janë metoda alla sovjetike.

Çejku tha se Vuçiç do të jetë i kënaqur pasi do të thotë që përveç hetimeve nga Haga ka edhe hetime në Tiranës.

Çejku: Komisione si ky i ngritur për raportin e Dick Martyt në vendin tonë pa një konsensus janë të dështuara. Përtej këtij raporti kemi hetime nga gjykata e Hagës. Ky komisionin alla sovjetik i ndërmarrë nga Ulsi Manja dhe më vjen keq ta them se këto janë përtej cdo morali. Ata nuk do të arrijnë të bëjnë asgjë lidhur me gjykatën e Hagës. Nëse do të lehtësonte akuzat nga UÇK-së atëherë dakord, por fakti që është caktuar një afat 3-mujor, do të përdoren për zgjedhje kundër liderit të opozitës.

Vuçiç do të jetë i kënaqur pasi do të thotë që përveç hetimeve nga Haga ka edhe hetime në Tiranës. Rëndësi ka që liderat e Kosovës sot janë vendosur përballë akuzave. Serbia ka qenë shumë e qartë në shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Serbia e ka tërhequr Kosovën në kurthin e dialogut të stërzgjatur. Në çdo lëvizje që ka bërë Serbia ka arritur që ta godasë Kosovën si shtet.

Çejku shtoi se nëse duhet të ngrihet një komision i pavarur atëherë duhet të ngrihet një komision për Ramën lidhur me qasjen e tij të dyshimtë në raport me krerët e shteti serb.

Çejku: Trajtimi i Serbisë si një vend fqinj nga Tirana, duke anashkaluar edhe Kosovën, na ka vënë një pozitë të lakmuar. Dhe nëse duhet të ngrihet një komision i pavarur atëherë duhet të ngrihet një komision për Ramën lidhur me qasjen e tij të dyshimtë në raport me krerët e shteti serb. Kjo edhe për qasjen që kanë pasur lidhur më ndryshimin e kufijve. Mendoj se me administratën  e re Biden, u është vënë kufiri te thana të gjithëve atyre që janë mundur që të trazojnë rajonin.