"Çdo premtim i Rilindjes një mashtrim i madh" Kërpaçi nga Astiri: Më 25 prill fitojnë qytetarët

"Çdo premtim i Rilindjes një mashtrim i madh"

Kryetarja e LRI Floida Kërpaçi në një deklaratë për mediat nga Astiri në Tiranë ka thënë se Erion Veliaj po bën vjedhjen më të madhe.

Kërpaçi ka vijuar më tej, teksa shton se më 25 prill, zona e Astirit do t'i japë kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndëshkimin e rëndë me votë.

"Erion Veliaj, bashkë me qeverinë e tij, bënë vjedhjen më të madhe, ku kilometri i rrugës vajti nga 2 milion euro në 22 milion euro. Në Astir ku dhuna ndaj qytetarëve ka mbetur e fiksuar në memorien e të gjithë shqiptarëve, ku grabitja e pronës pa shpërblim u krye ‘ditën për diell’ e ku nuk mungoi dhuna e gazi lotsjellës nga banditët policorë.

Jemi në Astir, ku qytetarëve iu mungon çerdhja, kopshti, shkolla për fëmijët e tyre e në këtë situatë ku ndodhemi të pandemisë, mungon edhe një poliklinikë.  Çdo premtim që Rilindja ka dhënë është sot një mashtrim i madh. Ashtu sikurse premtoi Edi Rama në 2013-n që banorëve të Astirit nuk do t’iu prisheshin shtëpitë e tyre, ashtu sikurse kanë premtuar për 300 mijë vende të reja të punës dhe sot 300 mijë shqiptarë kanë ikur. Ashtu sikurse premtuan për shëndetësinë falas dhe sot kemi shëndetësinë më të shtrenjtë.

Prandaj, në Astir është vendi ku Erion Veliaj, bashkë me shokët e tij, do të marrin ndëshkimin më të rëndë me votë më 25 prill, ku do të fitojnë qytetarët dhe e drejta përballë modelit të Rilindjes që mashtron dhe ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat dhe ka vrarë shpresën për të ardhmen", ka thënë Kërpaçi.

Vendi Lajme LSI Aktualitet astiri floida kerpaci

EMISIONET