"Çdo gjë ka mbaruar!" Braktisen fshatrat në Vlorë e Elbasan

"Çdo gjë ka mbaruar!" Braktisen fshatrat në

"Papunësia, varfëri ekonomike, sociale, çfarë të të them unë? Çdo gjë këtu ka mbaruar. E shikoni janë bërë këtu? Ja ktheje telekamerën këtej, ka dalë ferra në rrugë. Janë braktisur me toka, me çdo gjë."
Braktisja masive e Bishanit në Vlorë, reflektohet në çdo cep të fshatit.

Emigrimi ka qenë zgjidhja e të rinjve për një jetë më të mirë e për të siguruar të ardhmen.
"Unë kam 6 djem të gjithë i kam në Itali."

"Të gjithë jashtë i kam. Në Greqi dhe në Itali."

Varfëria dhe papunësia janë faktorët kryesorë të ikjes.

"Këtu s'kanë punë, ku do venë?"

"Për arsye ekonomike, nuk ka perspektivë."

"Nga ekonomia, me çfarë do ushqehen këtu."

Dikur në këtë fshat jetonin 4200 banorë, ndërsa sot aty kanë mbetur rreth 600 të vetë.

Të njëjtën panoramë të ofron edhe fshati Shqiponjë në Përrenjas.

Nëse dikur në këtë fshat ishin rreth 100 shtëpi, sot kanë mbetur vetë, 23 prej tyre. Shkak për këtë banorët bëjnë mungesën e investimeve prej afro 50 vitesh.

"E kanë braktisur, kanë ikur njerëzit në migrim, ku të gjejnë më mirë."

Në Shqiponjë mungojnë si shkolla, qendra shëndetësore dhe investimet në infrastrukturë.

Vendi Lajme Sociale vlore perrenjas fshati bishan braktisja

EMISIONET