Pesë mijë klube, përfshirë restorante, piceri dhe bare në kryeqytet, të menaxhuara nga Camorra. Kjo është ajo që del nga një hetim i karabinierëve, të cilët ndërmjet provincave të Romës dhe Napolit, arrestuan 13 persona nën hetim, për zhvatje, regjistrim fiktiv të pasurive me metoda mafioze dhe abuzime me kredi. Midis të arrestuarve janë Angelo dhe Luigi Moccia, të konsideruar si udhëheqës të klanit Camorra.

Hetimi zbuloi interesa të ndryshme ekonomikë të klanit në kryeqytet dhe në veçanti në restorantet në qendër. Karabinierët kanë konfiskuar pasuri në vlerën 4 milion euro.

Hetimet mësohet se kishin nisur në 2017, pas lirimit të Angelo Moccia, ku identifikuan pastrimin e kapitalit të paligjshëm në pasuri të patundshme dhe makina luksoze.

 “Sektori agro-ushqimor është bërë një nga fushat prioritare të investimeve për krimin”, komenton Coldiretti, “i cili nënvizon rëndësinë e tij strategjike në kohë krizash sepse lejon të infiltrohet në shoqërinë civile. Infiltrimet e Camorra janë veçanërisht të rrezikshme në një periudhë si kjo, ku për shkak të emergjencës me koronavirusin, sektori i hotelierisë rrezikon një humbje me vlerë 34 miliardë euro “.