Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, thotë se mazhoranca nuk është serioze në kërkesën e saj për hapjen e listave.

Për Ora News, ajo thotë se orekset e kryeministrit ndryshojnë nga dita në ditë në varësi të leximit që u bën sondazheve dhe opozita jashtëparlamentare nuk mund ti shkojë pas avazit.

Caka: Ideja e listave të hapura nuk ka qenë e tyre por e Edi Ramës. Sot jemi me një forcë politike që i kërkon listat e hapura por pak të kapura. Ky ndryshim i humorit dhe i kërkesave nga dita në ditë në varësi të çfarë i lexojnë sondazhet Edi Ramës nuk duhet të jetë pjesë as e diskutimit politik, as në këshillin politik dhe as në tryezat tona të përditshme. Ne nuk mund të shkojmë pas orekseve të Edi Ramës, kemi bërë disa kompromise me këshillin  politik, me pjesëmarrjen tonë. Nuk mund të ngopim dot orekset e përditshme të Edi Ramës.

Partia Demokratike në hedhur në publik propozimin për një sistem të hapur mazhoritar.

Por Caka nënvizon se çdo sistem që propozohet duhet të ketë një studim të mirëfilltë dhe të parashikohen dhe pasojat që sjellë.

E ndërsa PS ka propozuar hapjen e 2/3 të listave për të garantuar përfaqësimin e grave, Caka thotë se halli i Ramës “fle” diku tjetër.

Caka: Ky nuk është qëllimi kryesor i Edi Ramës, nuk është ky problemmi në hapjen çerek të listave por ka disa detyrime për të shlyer kundrejt atyre personave që kanë financuar ardhjen e tij në pushtet dhe kanë blerë votat për PS, dhe njerëz të njohur nga bota e krimit. Ky është meraku kryesor i Edi Ramës.Janë disa njerëz që ai nuk do ti fusë në votim për qytetarët.