E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka kujtoi ngjarjet e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe shoqërimin e saj nga policia në komisariat.  

Caka: Në protestën e Teatrit ka pasur shumë efektivë policie pa numër. Kjo është e paligjshme. Për këtë duhet të kishte një akuzë penale për drejtorin e policisë dhe ministrin e Brendshëm.

Askush nuk i dinte se cilët ishin dhe çfarë përfaqësonin ata perona. Mund të kenë marrë edhe nga rruga dhe u është veshur një uniformë policie dhe u është thënë që të bënin atë që bënë.