I ftuar në Tempora nga Sonila Meço, Muharrem Çaka, ekspert për reformën zgjedhore tha se mazhoranca po vepron në pabesi kushtetuese.

Muharrem Çaka: Produkti i Këshillit Politik solli një 5 qershorin. Një produkt të gjithë pranuar që nuk është më i miri i mundshmi, por është i cili garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mazhoranca e sotme nuk po vepron në mirëbesim. Po tregon pabesi politike. Nuk ka marrë ekspertizën që duhet të bëjë një parlament legjitim. Është pyetur a e modifikon vullnetin me sistemin proporcional të koalicioneve dhe është deklaruar që po e modifikon votën, kur në fakt nuk e modifikon.