Bytyçi: Deklarata e Thaçit provokative, vetëm shkëmbimi i territoreve me Serbinë ndryshon historinë e UÇK-së

Bytyçi: Deklarata e Thaçit provokative, vetëm shkëmbimi

Pas 4 ditësh intervistimi në gjykatën speciale në Hagë, për pretendimet e krimeve të luftës nda Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit doli në një deklaratë ditën e djeshme (18 korrik) ku u kujdes të kujtonte se liria e Kosovës është vulosur nga gjaku i atyre që ranë për lirinë dhe se akuzat ndaj tij dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së janë të fabrikuara.

Por për analistin Enver Bytyçi, deklarata e Thaçit ishte provokim.

Në një intervistë për RTV Ora, Bytyçi shprehet se Thaçi pretendon që gjykata speciale të ndryshojë historinë e UÇK-së.

Ai thotë se kjo histori mund të ndryshojë vetëm me shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Bytyçi: Në gjykatën speciale në Hagë, Thaçi u thirr si person dhe jo në cilësinë e Presidentit të Kosovës. Edhe në mediat e huaja si dhe në instanca politike ndërkombëtare kanë shkruajtur Hashim Thaçi dhe jo Presidenti i Kosovës. Ditën e djeshme Thaçi bëri një deklaratë për qytetarët, jo si person, por si President i Republikës. Deklarata e tij është provokative në gjykimin tim sepse ai kërkon nëpërmjet kësaj deklarate, pretendon se gjykata speciale po synon të ndryshojë historinë e UÇK-së. Me këtë deklaratë, sipas tij se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e UÇK-së, ai bën një lidhje të paqenë midis vetes së tij ose të një krimi të pretenduar ndaj tij dhe UÇK-së. Askush deri më sot, as vetë gjykata speciale, prokurorit dhe gjykatësit nuk e kanë bërë këtë paralelizëm kurrë.

Pse Thaçi pretendon një gjë të tillë? E para sepse e identifikon historinë e UÇK-së me historinë e tij personale. Historia personale e Thaçit ka disa etapa. Në periudhën e luftës së UÇK-së kundër pushtimit serb, ai mbetet një figurë e dalluar. Pas lufte, qëndrimet e tij politike dhe jo politike, ndaj shtetit dhe shtetësisë ndaj institucioneve janë në kundërshtim të vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës, madje edhe me qëllimet strategjike të qëllimeve të luftës së UÇK-së. Për këtë ka shumë fakte, por duke dashur të theksoj që Thaçi pretendon ndryshimin e historisë nga gjykata speciale dhe për ta kundërshtuar këtë logjikë të tij dua të vë në dukje vetëm një fakt. Nëse do të ndryshojë historia e UÇK-së, do të ndryshojë me korigjimin, ndryshimin ose shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti Endi Mullaj

Rajoni Kosovë hashim thaci enver bytyci intervistimi i thacit deklarata gjykata speciale ne hage

EMISIONET