Ende nuk dihet se kur do të mblidhet Këshilli Politik për të vijuar me reformën zgjedhore, por pozicioni i opozitës  mbetet i pandryshuar. Për Oerd Bylykbashin, prekja e koalicioneve përbën vijën e kuqe. Ai ngriti edhe shqetësimin për zvarritjen e reformës duke theksuar se na ndajnë vetem 4 muaj nga momenti kur partitë e koalicionet regjistrohen në zgjedhje. 

Me nisjen e sesionit të ri parlemnatar, pritet që të riaktivizohet edhe Këshilli Politik për reformën zgjedhore, i cili duhet të reflektojë në kod ndryshimet kushtetuese për koalicionet parazgjedhore dhe listat.

Përfaqësuesi i opozitës në këtë këshill, Oerd Bylykbashi, rikujtoi qëndrimin se prekja e koalicioneve përben vijen e kuqe. Bylykbashi thotë se këshilli duhet të mblidhet sa me shpejt dhe në çdo rast marreveshja e 5 qershorit nuk mund të preket.

Oerd Bylykbashi: ”Formula e shpërndarjes së mandateve është e përfshirë në atë që është dakordësuar mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit, dhe është e pandryshueshme, përsa na përket ne. Çdo ndryshim i saj ka të bëjë jo thjesht me një gjë të përgjithshme si ndryshimi i koalicionit, ka të bëjë me ndryshimin e shpërndarjes së mansateve të subjekteve zgedhore.”

Por kur tashmë e kemi datën e zgjedhjeve dhe partitë politike po behën gati për fushatë, Oerd Bylykabshi, ngre alarmin duke theksuar se qeveria po manipulon listat e zgjedhësve.

Oerd Bylykbashi: ”Ministria e Brendshme është krejt e mbyllur për shkak të procesit të manipulijmit që po i bëhet zgjedhësve dhe listës së zgjedhësve nëpërmjet transferimeve krejtësisht të dyshuara të zgjedhësve.”

Opozita tashmë beson ne vullnetin e qytetarëve shqiptarë, ndërsa Bylykbashi thotë se asnjë instrument nuk mund ta mbajë Ramën në pushtet.

Oerd Bylykbashi: ”Edi Rama do të largohet nga pushteti.”

Oerd bylykbashi kryesoi në vitin 2017 listën e Durrësit. Nëqoftëse kjo do të ruhet në 2021, ai përballë do të ketë Edi Ramën.  

Oerd Bylykbashi: ”Është një rast i jashtëzakonshëm për qytetarët durrsakë, për t’i kthyer reston Edi Ramës që është përgjegjës për 15 nga 20 vitet e qeverisjes socialiste në qytetin e Durrësit.”

Sa i përket listave, Bylykbashi tha se i qëndron kerkesës për hapje të plotë e jo 2/3 siç kërkon PS, duke u shprehur se Rama kërkon të mbrojë atë që ai  i quan dinozaurë të korrupsionit.