Nesër pritet që të votohet në kuvend kodi zgjedhor, opozita e bashkuar ka dalë në një deklaratë duke u shprehur se asnjë truk apo tentativë e Ramës nuk do ta ndalë fundin e tij politik.

Bylykbashi:

Asnjë truk dhe asnjë tentativë e Edi Ramës nuk do të ndalë fundin politik të kësaj maxhorance në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje

Ish-deputeti Partisë Demokratike u shpreh se Rama do të mposhtet në të 12 qarqet.

Bylykbashi:

Ndryshimet e njëanshme jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion, i cili, mëgjithatë, do ta munde Edi Ramën në të 12 qarqet e Shqipërisë.

Sido që ta bëjë sistemin, opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme.