Buxhuku: Tërmeti dhe pandemia tingëlluan fatlume për qeverinë, ka marrë borxhe dhe ndihma

Buxhuku: Tërmeti dhe pandemia tingëlluan fatlume për

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka folur në lidhje me fondet që janë dhënë për fushatat elektorale.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai ka thënë se dy fatkeqësitë natyrore, si pandemia dhe tërmeti kanë tingëlluar fatlume për qeverinë, pasi sipas tij, kjo e fundit nisur nga situatat që është përballur vendi ka pasur mundësi të marrë borxhe dhe ndihma.

Gjergj Buxhuku: Në fakt nuk është gjë e re. Në Shipëri gjithmonë është përgatitur buxheti për fushata. E njëjta situatë po ndodh edhe këtë vit. Paraqitëm shqetësim tek qeveria por kjo e fundit është më e interesuar tek vota se te interesi publik. Këtë vit sistemi ekonomik ka qenë i vështirë por edhe pasojat e Covid-19 dhe tërmetit. Këto dy fatkeqësi natyrore, është paradoks po kanë tingëlluar fatlume për qeverinë, pasi ka pasur mundësi të marrë borxhe dhe ndihma.  Janë borxhe të cilat kalojnë 1 miliardë euro dhe nga ana tjetër janë ndihmat e BE-së.

Kanë shërbyer si burim i mirë për qeverisjen pasi vitet e fundit ka pasur rënie ekonomike. Ekonomia shqiptare është në ditët e vështira dhe këtë vit zgjedhor ndihet edhe më shumë. Konfindustria ka qenë mjaft e interesuar për atë që kanë bërë forcat politike.

Ai ka thënë ndër të tjera se ekonomia shiqptare ka qenë në ditët më të viështira të saj, duke shtuar se pandemia ka goditur rëndë bizneset. Më tej si shprehet se sipas sondazheve të zhvilluara nga Konfindustria, 79% e bizneseve në Tiranë, Durrës e Elbasan, nuk besojnë se do mbahen premtimet në qeverisjen e ardhshme.

Gjergj Buxhuku: Kemi bërë sondazhe me bizneset. Përfundimet e studimit në Tiranë Durrës dhe Elbasan, gjatë muajit mars, kur dolën programet politike, bizneset kanë një shkallë të ulët besimi nëse këto premtime do të zbatohen pas 25 prillit. Janë mbi 79 % e bizneseve që kanë qenë mosbesuese se premtimet do të mbahen në qeverisjen e ardhshme. Nëse ka një plagë kanceroze që ka ekonomia është mungesa e konkurencës.

Ajo që ka i ka munguar programeve ekonomike të garuesve kryesor politik është fakti se ata kanë rendur më shumë nga politikat fiskale dhe kanë lënë mënjnanë politikat ekonomike. Ku kryesorja është se çfarë programesh ekonomike kanë për të rritur tregun e konkurencës. Tregu shqiptar si sëmundje kryesore, ka mungesën e konkurencës, këto ndihen edhe më shumë me koncesionet që jepen. Tregu shqiptar po mbyllet në vetveten e tij. Politikat që janë ndjekur kanë bërë konkurenca të ulet dhe tregu të tkurret. Goditja për shkak të pandemisë është ndjerë shumë, disa e kanë ndjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mbi 40 mijë punonjës janë të papunë.

Kemi dhe papunësinë e fshehur. Në tërësinë e saj kriza ka qenë e fortë. Tani ka filluar një proces lehtësimi, por problemtika e madhe është fakti se gjithmonë e më pak po bëhen konkuruese. Një industri po u mbyll njëherë praktikisht nuk hapet më.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini

EMISIONET