Buxhuku: Shteti ka bllokuar falimentin e ARMO-s me ligj, lejon vjedhjen e shqiptarëve përmes një karremi

Buxhuku:  Shteti ka bllokuar falimentin e ARMO-s me ligj, lejon vjedhjen e

I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i Konfindustria-s u shpreh shteti e ka bllokuar falimentin e ARMO-S duke lejuar vjedhjen e shqiptarëve.

Buxhuku: Shteti ka një moment që është i rëndësishëm pasi ka bllokuar falimentin e ARMO-s me ligj. Shteti është fshehur pas një ferre duke lejuar kështu vjedhjen e shqiptarëve  përmes një karremi të tillë. Shteti duhet të kishte bërë ndryshimin ligjor që ARMO të kalonte në falimentim.

Kalimin në këtë proces do të testonte, se mund të shitej e të shlyheshin pagat. Duke e lënë kështu të pa falimentuar e përdorin duke i dhënë asetet me qira. Shteti duhet ta falimentojë, që të nxirret ç'të mundet dhe pastaj të mund të futet edhe vetë nëse mundet për ta riorganizuar këtë sektor.

https://youtu.be/9OJ7hnZYYz4

Vendi vjedhje gjergj buxhuku faliment Aktualitet bllokim armo

EMISIONET