Buxhuku: Ekonomia ka nevojë për kurim, jo për premtime elektorale për vende pune e rritje rrogash

Buxhuku: Ekonomia ka nevojë për kurim, jo për  premtime

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare dhe fushatës elektorale, partitë shpalosin edhe programin ekonomik.

Për administratorin e Konfindustria Gjergj Buxhuku, është herët për të vlerësuar pasi partitë nuk kanë shpalosur program të plotë.

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga Besart Kadia, Buxhuku tha se forcat politike që pretendojnë të vijnë në pushtet, duhet të merren me problemet e ekonomisë, dhe jo të bëjnë premtime elektorale për vende pune dhe rritje rrogash.

Sipas tij, me vullnet politik mund të bëhet kurimi i ekonomisë.

Gjergj Buxhuku: ''Jemi ende herët, nuk janë shpalosur në mënyrë të plotë programet e pretendetëve që duan të vijnë në pushtet. Nga disa mesazhe të ditëve të fundit, kryesisht nga opozita, mendoj se kësaj rradhe është diçka pozitive, pasi po merremi me thelbin e problematikave që ka ekonomia shqiptare. Vëmëndja po adresohet te shkaqet e atyre pasojave të rënda që ka ekonomia. Mendoj se është një fillim, ku shpresoj që të përqëndrohet në analizën dhe arsyetimin e shkaqeve të problemit. Pra, jo thjesht premtime të përgjithshme, për vende pune, rritje rrogash, por për të kuptuar se pse jemi në këtë gjendje kaq të vështirë dhe shkaqet. Më pas, me vullnet politik mund të bësh kurimin e tyre.''

Ekonomi Lajme ekonomi gjergj buxhuku ekopolitike

EMISIONET