I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ervin Bushati u shpreh se diskutimi për policinë po bëhet në shumë vende të botës.

Bushati: Ky është një diskutim që po bëhet në Francë dhe në SHBA. Një diskutim i tillë për policinë po bëhet në shumë vende, sidomos në një vit pandemia si ky. Edhe është kthyer në politike. Në Francë që po diskutonte Macron, hanë një diskutim shumë më të madh.

Me eksperiencën e vogël që ne kemi si demokraci, patjetër ne po kërkojmë se si ta ndërtojmë vendin, duke parë vërdallë. Sot çdokush që merret me politikë shikon se çfarë ndodh përballë. Këto janë sfidat njerëzore. A është larg policia larg asaj që ne do të donim? Sigurisht!