Bushati: PS gjithmonë forcë e parë në Tiranë, do marrim 20 mandate me ndihmën e Bashës

Bushati: PS gjithmonë forcë e parë në Tiranë, do marrim

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ervin Bushati u shpreh se PS ka qenë gjithmonë forcë e parë në Tiranë dhe me ndihmën e Lulzim Bashës do të merren 20 mandate.

Bushati: PS ka qenë gjithmonë forcë e parë në Tiranë. Tirana është 1/3 e popullsisë në vend dhe ne si parti jemi një forcë progresiste. Ne kemi marrë 18 mandate në zgjedhjet e kaluara, kemi si target 19 mandate, por me ndihmën e z. Basha do të marrim 20 mandate.

Proceset jodemokratike brenda PD-së bënë që do ta braktisin të vetët. Procedura që kemi bërë ne dhe lista jonë ka kaluar një sërë procedurash. Ka shumë kandidatë nga deputeti që duam. Ndërsa në Tiranë, lista e PD-së është identike me vitin 2017.

EMISIONET