I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora, ku po diskutohet mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit, deputetit i Partisë Socialiste Ervin Bushati është shprehur se, edhe pse reshjet kanë qenë dyfishi i para 10 viteve, dëmet krahasuar me 2010 kanë qenë shumë më të vogla.

Ervin BushatiShumë vende të botës janë bllokuar. Vazhdon një traumë e madhe shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Këto janë fenomene të pakontrollueshme nga njeriu, institucion apo shoqatë. Tërmeti, pandemia apo edhe reshjet e shumta.

Ky vit ka patur reshje të shumta. Diçka që ndodh në të gjitha vendet e botës. Përmbytet Italia, përmbytet Greqia, përmbytet Amerika, përmbytet Franca. Domethënë këto ndodhin.

Sipas statistikave që po lexoja, reshjet e këtij viti ka qenë 2-fishi i para dhjetë viteve. Megjithatë mendoj se dëmet kanë qenë shumë më të ulta. Në vitin 2010 kemi patur 4580 banesa me prezencë uji, këtë vit 145 banesa. Pra 20-fish më pak. Ndërkohë që rreshjet kanë qenë dyfish.