I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti Ervin Bushati u shpreh se faji i një polici nuk mund ti vihet gjithë policisë, që janë fëmijë nënash.
Bushati: Unë di që ka të paktën 3 protestues të lënduar dhe 300 policë të lënduar në protestë, që janë fëmijë nënash dhe paguhen për atë punë.
Alfred Lela: Eshtë hedhur më shumë gazlotsjellës në Shqipëri se shi…
Ervin Bushati: Dhunë është edhe të hedhësh kapsolla dhe molotov. Ngjarja është shumë tragjike dhe nuk duhet të merret në diskutim kur plaga në familje është e hapur.
A është përgjigjur mirë policia? Nuk e di. A mund të ketë faje? Sigurisht që po! Kjo është ndër vrasjet e pakta që ka ndodhur nga policia e shtetit ndaj qytetarëve në këto 30 vite. Nuk mund t’i vihet faji i atij polici gjithë policëve të kësaj kohe.