Pak para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, deputeti dhe bashkëdrejtuesi i saj për qarkun e Tiranës Ervin Bushati, në një intervistë për gazetaren e RTV Ora, Fiorela Beleshi, është shprehur se, PS ka qenë, është dhe do të mbetet forcë e parë politike edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, diferenca mes partisë së parë dhe partisë së dytë është shumë e madhe.

“Në PS nuk ka pakënaqësi. Ne jemi një force progresiste, një forcë në pushtet dhe kemi trefishin e përgjegjësi jo vetëm si force qeverisëse por edhe në situtën e pandemisë. Kemi përgjegjësi të shtuar, kështu që çdo humbje energjie përtej këtyre që thashë që janë fokus, do të ishte në dëm të qytetarëve. Kështu që, jemi forca më harmonike, forca me më shumë mandate në parlament. Është forca që gjithmonë ka qenë forca e parë dhe më së miri e harmonizuar. Kështu që ky është moment i shtimit të marshit para fushatës që na pret”, tha bashkëdrejtuesi i PS për qarkun e Tiranës, Ervin Bushati.

“PS do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, Ne kemi qenë forca e parë politike, jemi sot dhe do vazhdojmë të jemi forca e parë politike. Ajo që do kërkojmë nga qytetarët është të na gjykojnë për punën që kemi bërë këto vite. Sa të zotë dhe të kujdesshëm kemi qenë në drejtimin e qeverisë. Mes partisë së parë dhe vendit të dytë, partisë së dytë, ka shumë diferencë“, shtoi Bushati.

Sa i përket platformës “Deputeti im”, e lançuar nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, Bushati u shpreh se, “Kjo është metodologji pune për të përmirësuar sa më shumë mendimin që kanë qytetarët, apo thënë më mire, çfarë mendojnë për deputetët“.