Samira Zargari, kryetarja e ekipit iranian të skive alpine për femra nuk mund ta shoqëronte ekipin e saj në Kupën Botërore Cortina sepse burri i saj e ndaloi të largohej nga vendi.

Deri në momentin e fundit zyrtarët e federatës së skive u përpoqën ta bindnin burrin e saj për absurditetin e tij.

Sipas ligjeve në fuqi në Republikën Islamike, gratë duhet të kenë leje nga burrat e tyre për të pasur një pasaportë dhe, edhe nëse e kanë pasaportën burrat mund t’i ndalojnë ato të udhëtojnë.

Gazeta “Shargh” duke cituar një burim të afërt tha se zyrtarët u përpoqën deri në fund për ta zgjidhur këtë problem.

Lista e ekipit që u nis për në Itali u publikua në faqen e internetit të Federatës Iraniane të Skive dhe u raportua se atletët u shoqëruan nga Marjan Kalhor, një drejtues i vjetër i ekipit.

Samira Zargari nuk është atletja e parë e cila ndalohet nga burri për të marrë pjesë në gara.