Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi, ku një burrë ka marë peng 6 fëmijët e tij pas një grindje në familje me bashkëshorten.

Sipas mediave vendase, ngjarja është zbuluar pasi gruaja ka bërë një denoncim në polici nga frika se mos u ndodhte diçka fëmijëve. Bashkëshorti i saj ka kërcënuar se do të vrasë fëmijët nëse ajo nuk kthehet në shtëpi.

Më i vogli prej fëmijëve është vetëm 3 vjeç, ndërsa më i madhi 15 vjeç.

Policia ka rrethuar banesën ku mbaheshin peng fëmijët, teksa burri ka refuzuar të dorëzohet fillimisht.