Policia franceze ka qëlluar për vdekje një person ditën e premte, pasi ky i fundit i preu kokën një mësuesi në Paris.

Sipas DW, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 pasdite në provincën Conflans Sainte-Honorine.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pasi është lajmëruar se një burrë po qëndronte pranë një viktime, teksa e kanë qëlluar për vdekje atë pas kërcënimeve ndaj oficerëve.

Mediat franceze kanë bërë me dije që deri më tani janë ndaluar 4 persona që kanë lidhje me ngjarjen, ndërkohë që në një deklaratë të menjëhershme për mediat Presidenti frncez Emmanuel Macron e cilësoi si sulm terrorist.

Macron tha se mësuesi u ekzekutua barbarisht vetëm se ka shprehur mendimin e tij, ndërsa ekzekutori që u qëllua nga policia thuhet se u ka treguar nxënësve karikaturat të Profetit Muhamed.