Burrë e grua u shuan në një aksident tragjik, i cili u regjistrua mesditën e të hënës, 30 nëntor 2020.

Çifti i bashkëshortëve Ardjan dhe Lavdie Gjepali po lëviznin me një motor kur u përplasën me një mjet furgon te “Mbikalimi i Golemit”.

Përplasja ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen në vend Ardjan Gjepalit, i cili drejtonte motorin.

Ndërsa e shoqja u transportua në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Policia njoftoi se ka arrestuar drejtuesin e furgonit, shtetasin E. P., 30 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.