Burrat me nivel të ulët testosteroni kanë 2 herë më shumë rrezik të vdesin nga koronavirusi

Burrat me nivel të ulët testosteroni kanë 2 herë më

Burrat me nivele të ulëta të testosteronit që kontraktojnë COVID-19 kanë rrezik më të madh të vdesin nga virusi, ka gjetur një studim.

Sipas studimit gjerman, burrat kanë dy herë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi, por ekspertët nuk kanë arritur ta gjejnë arsyen pse.

Studiuesit në një spital gjerman përfshinë në studim 45 pacientë me COVID-19 që ndodheshin në kujdes intesiv dhe zbuluan se testosteroni i hormonit seksual mashkull mund të luajë një rol kryesor.

Hormoni dihet se ndihmon në rregullimin e reagimit imunitar të trupit, por kur një njeri ka nivele të ulëta të testosteronit, sistemi imunitar nuk mbahet në kontroll dhe është i prirur të pushtohet nga infeksioni.

Sistemi imunitar fillon të dëmtojë vetë trupin dhe nëse lihet i pakontrolluar, mund të jetë fatale.

Nga 45 pacientë në kujdes intesiv 35 burra dhe 10 gra, 9 burra dhe 3 gra vdiqën.

Testosteroni është thelbësor në mënyrën se si trupi inicion dhe rregullon përgjigje të ndryshme imune, përfshirë luftimin e infeksioneve virale. Ajo luan një rol të veçantë të rëndësishëm në imunitetin e burrave pasi është hormoni kryesor i seksit mashkull.

Nga studimi u zbulua se së shumë se 68.6 përqind e pacientëve burra kishin nivele të ulta të testosteroni

EMISIONET