Burimi "sfidon" Bylykbashin: Me këto që po bën Rama, pse nuk i thoni Evropës se Shqipëria nuk e meriton të futet në BE

Burimi "sfidon" Bylykbashin: Me këto që po bën Rama,

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Genc Burimi tha se duhet thënë troç që momentalisht Shqipëria nuk e meriton integrimin.

Genc Burimi: Mendoni se Polonia e meriton që të jetë sot në Evropë? Ajeni sot të aftë që të dilni ma pankartën në Bruksel, Paris, që me këtë që po bën Rama nuk e meriton të futet në BE? E merrni këtë kosto, të flasim troç? Franca po ndryshon sistemin e negociatave pasi e pësuan me Poloninë dhe Hungarinë, që janë vende të cilat nuk respektuan atë që premtuan. Prandaj duan vende me demokraci të kulluar. Mendon se me këtë që po bën Rama në 30 korrik, e meriton vendi ynë të futet në BE? Në këtë rast merrni TV në Evropë dhe thoni se vendi im nuk e meriton të futet në BE.

Oerd Bylykbashi: Reforma zgjedhore ishte një nga 15 kushtet dhe me30 korrikun ajo hidhet në erë. Do na duhet që ta rishkruam sërish Kodin Zgjedhor dhe do të kemi rregulla të njëanshme 8 muaj para zgjedhjeve nga qeveria. Sërish opozita fiton. Por, për rrjedhojë, për këtë kusht nuk hapet konferenca e parë. Ky është që po i bën kjo qeveri këtij vendi.  

Vendi Lajme Politikë BE PD rama shqiperia oerd bylykbashi genc burimi evropa integrimi

EMISIONET