I ftuar në Tempora nga Sonila Meço, gazetari Genc Burimi tha sepuçi kushtetuese është bërë që në vitin 2016.

Burimi: Puçi kushtetues është bërë që në vitin 2016. Në këtë vit çifti Lu-Vlahutin i imponuan shqiptarëve reformën në drejtësi. Vetting që do të spastronte gjykatësit e korruptuar nga një komision ndërkombëtar, ONM. Këta diplomatë e vendosën Shqipërinë nën tutelë dhe e vunë këtë organizëm në kushtetutë. Kjo ONM-ja kishte shkuar deri aty që të mos kishte besim se ky ndryshim që iu bë kushtetutës të vihej në pikëpyetje nga Gjykata Kushtetuese.

Bylykbashi: Gjykatës Kushtetuese i janë lidhur duart. Para se të vdiste u bë kjo. Biles unë dhe disa u akuzuam si sovranistë pse thamë se ONM-ja ishte një organizëm që nuk do t’i jepte llogari asnjë organi kushtetues të zgjedhur nga populli në Shqipëri. U votuan nga 100 veta dhe ja ku jemi sot. Ka fuqi rol vendimmarrës.