I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela, gazetari Genc Burimi u shpreh se primaret në PD janë false, pasi nuk bëhet fjalë për lista të hapura.  

Burimi: PD mund të kishte bërë primare në plan kombëtar. PD po mundohet që të krijojë idenë se janë mashtruar nga Rama për listat e hapura dhe po ndërmerr këtë proces. Unë mendoj se këto primare janë false, nuk janë të hapura, lista është e fiksuar nga kryetari i partisë.

Gjithsesi, për publikun këto janë debate shumë të lodhshme, edhe këtu në perëndim. Por, sikurse thonë, partitë politike janë diktatura që prodhojnë demokraci. Prandaj është e rëndësishme ajo që prodhohet nga këto parti. Parti bën çfarë të dojë. Elektorati i vlerëson pastaj.