I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Genc Burimi i u shpreh se normaliteti në këtë Shqipëri do të rikthehet kur të ketë drejtësi.

Burimi: Normaliteti në këtë vend do të rikthehet kur të ketë drejtësi. Pa drejtësi nuk ka normalitet. Edhe vendet më të korruptuara kanë një formë drejtësia. Në vendin tonë, të dyja partitë na kanë lënë pa drejtësi.

Po ashtu, do të ketë normalitet kur të ketë votë të bardhë kundër klasës politike. Partitë që nuk marrin dot shumicën, rikthehen në zgjedhje me kandidatë të rinj, duke i nxjerrë populli kartonin e kuq e duke u thënë se nuk i do më. Nuk ka më gjak të rinj në Shqipëri.