Gazetari Genc Burimi nga Franca për Ora News, komentoi vrasjen e profesorit për karikaturat e profetit Muhamed.

Burimi tha se Islami është një fe politike, gjë që nuk  e kanë fetë e tjera të mëdha dhe kjo gjë po i shokon francezët.

Genc Burimi: Për fenë islame profeti nuk portretizohet, jo më të karikaturohet. Kemi në Francë shoqata që mendojnë se muzika perëndimore duhet të ndalohet dhe se duhet legalizohet poligamia apo të mbulohen gratë. Por Franca ka tjetër ligj. Kjo është një përballje ku edhe Shqipëria është e prekur. Mes vlerave të perëndimit dhe vlerave të fondamentalistë. Bota myslimane, ndryshe nga krishtërimi, nuk ka një qendër si Vatikani. Qendra më e madhe është në Egjipt ku dalin ato ligjet, aty filloi kjo lëvizje radikale e “Vëllezërve Myslimanë”, ku ka mbështetës më të madh Erdoganin.

Islami është një fe politike, gjë që nuk  e kanë fetë e tjera të mëdha. Kjo gjë po i shokon francezët. Si shkon ti i pret kokën për një karikaturë. Duhet bërë sikurse bëhet në perëndim, ku bëhet gjyq. Perëndimi po e vë në pikëpyetje nëse do ta lejojë këtë lloj feje! Myslimanet po ngrihen për të protestuar në vendet diktatoriale. Sot ne nuk kemi një vend demokratik mysliman. Këto turma ngrohen se janë të manipuluara nga Erdogani. Në perëndim respektohet feja myslimane dhe femra ka një qasje për të qenë më e pavarur. Nga gratë do të reformohet feja, në vendet perëndimore. Ose do të reformojmë islamin në Evropë ose do të shkojmë t’i ndryshojmë vendet islame. Ata që nuk presin kokën nuk janë myslimanë, janë terroristë.

Burimi shtoi se këta persona nuk janë as francezë dhe as algjerianë, por quhen myslimanë dhe ky është një islam politik, që kërkon të vijë në fuqi.

Genc Burimi: Papunësia në radhë të parë dëmton ata që nuk janë me origjinë franceze. Këta persona nuk janë as francezë dhe as algjerianë, por quhen myslimanë. Ky është një islam politik, që kërkon të vijë në fuqi dhe të ndryshojë gjëra. Franca është demokraci toleruese prej shumë kohësh. Për mua rrezik është edhe Shqipëria se në Franca i bëhet ballë këtij debati. Kur Rama i nis në Liban tha “falimenderit Zotit” disa herë. Por Shqipëria është një vend laik.