Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, pritet të vizitojë Tiranën më 20 tetor, bëjnë të ditur burimet për gazetaren e Ora News, Fjorela Beleshi

Një nga temat kryesore të bisedimeve do të jetë dhe çështja e detit me Shqipërinë. Në një intervistë për mediat greke pak ditë më parë ai u shpreh se çështja kërkon që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kryediplomati helen shpreson te rinisja e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë rreth kësaj marrëveshje, ndërsa theksonte se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.

Nikos Dendias pat dekaluar: Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe EEZ, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët. Është e  rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura.

Lexo dhe Kryediplomati grek kujton negociatat: Zgjidhje të shpejtë që kënaq të dy palët

I ftuar në Samitin e “The Economist” në Athinë, më 16 shtator, kryeministri Edi Rama do të shprehej se kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga një palë e tretë, qoftë edhe Gjykatë Ndërkombëtare.

Edi Rama: Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakortësi për të. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, një palë e tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykata ndërkombëtare.Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu.

Debati për çështjen e detiti u rikthye teksa kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të deklaronte në parlament se, vendi i tij do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.