Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Bulqizë.

Një fëmijë i moshës 6 vjeç me iniciale O.L është rrezuar duke luajtur me biçiklete dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.

Fëmija ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës dhe më pas është  transportuar me helikopter drejt Tiranës.

“Në spitalin e Bulqizës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur, i cili duke luajtur me biçikletë pranë banesës së tij është rrëzuar duke pësuar lëndime. I mituri pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.” – njofton policia.