Pietro Zaniboni, regjizori i spektaklit “Dy Botë” që do fillojë në muajin shtator në RTV Ora, ka qenë në një intervisë në edicionin e lajmeve të Ora News.

Ai ka treguar më shumë detaje për këtë spektakël i cili është një format i ri në televizionet shqiptare.

“Kemi dashur të përfaqësojmë dy botë, botën e bukurisë dhe botën e kulturës, duke vënë përballë njerëzit në sens të mirë dhe duke kërkuar të krijojnë një rivalitet të shëndoshë mes dy botëve shpesh herë të kundërta, duke dhënë një mesazh se bukuria nuk është e vetmja vlerë dhe vlera që duam të përfaqësojmë është ajo e rinisë dhe shpresës.

I pyetur nga gazetarja Matilda Mcini se si i erdhi idea e këtij spektakli ai u shpreh:

“Unë falë Zotit nuk fle shumë dhe në një natë ndërkohë që po rrija zgjuar, mendova për një ide të këtij lloji dhe thashë pse të mos i japim mundësinë këtyre të rinjëve që nuk kanë qenë asnjëherë të njohur në mënyrë televizive dhe u mundova të bëj një eksperiment që nuk është social, por një spektakël. 6 vajza dhe 6 djem së bashku që luajnë në një “Gameshow” që nuk është aspak një program humori, por është një program ku reflektohet miqësia, shpirti i skuadrës që duhet të jetë simpatik e të bëjë për të qeshur për 90 minuta një publik që shpresojmë të mbetet pa frymë. Pra dinamika, shpejtësia dhe dëshira për të qeshur do jenë pjesë e këtij spektakli”.