Bukë falas në Nagorno Karabak

Në Stepanakert një furrë buke po punon 24-orë në ditë në mënyrë që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.

1. Një bllok banesash, pothuajse i zbrazur në Stepanakert më 20 tetor. Stepanakert ishte shtëpi e mbi 55,000 personave, shumica armenë etnikë, përpara se të nisnin luftimet ndërmjet forcave armene dhe azerbajxhanase më 27 shtator. Që atëherë, shumë banorë janë larguar ky rajon i shkëputur për në Armeni. Rajoni i Nagorno Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

2. Punëtorët në një furrë në Stepanakert duke bërë bukë më 21 tetor. Pronarët e kësaj furre janë armenë etnikë. Ata po shpërndajnë falas bukë 700-gramëshe për personat që vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet.

3. Një burrë duke dalë nga furra, ku ka marrë bukë taze

4. Lena Ghevondian, furrtarja 55-vjeçare, thotë se që prej kur nisën luftimet në fund të shtatorit, ajo po punon në këtë furrë 12-orë në ditë.

Lifestyle Lajme buke karabak nagorno furre

EMISIONET