I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, regjizori Robert Budina u shpreh se në fillimet e lëvizjes për Teatrin nuk pritej që çështja të shkojë deri në këtë pikë.

Ai shtoi se nuk u fillua një lëvizje politike, pasi donin që të mos përfitonin nga kultura si mjet për t’u futur në politikë.

Budina: Ne u nisëm të mbronim një monument kulturor kombëtar dhe nëse do të nisnim një parti politike, do të përdorim kulturën për mjete politike. Në imazhin e njerëzve, politika është e kriminalizuar. Ne nuk e parashikuam se do të mbërrinin këtu, ku ndenjëm mbi 2 vite në Teatër.

Ne kemi pasur edhe bashkëpunimin e forcave opozitare, por ama ata nuk na janë imponuar me idetë e tyre, pasi kanë ardhur si mbështetës të kulturës. Për mënyrën se si kemi bashkëpunuar ne kemi vepruar në të tillë mënyrë.

Ne kemi një sfidë; që teatri të kthehet ashtu sikurse ishte dhe ku ishte. Unë s’kam pse e fsheh se jam i djathtë. Ne duhet të tregojmë se kemi ardhur dhe ku duam të shkojmë, duke u bëre një shembull për gjithë shoqërinë tonë. Deri më sot kanë qenë në Kuvend shumë artistë, por s’kanë folur. Sfida ime nuk është të bëhem deputet, por të rikthej kulturën e të bërit politikë dhe se si sillemi me vendit.