Personat që do të mbërrijne në Britaninë e Madhe përfshirë dhe personat që kanë pasur kontakt me një rast pozitiv me Covid nuk do të duhet më të izolohen 14 ditë.

Katër kryemjekët britanikë thanë se ata do të izolohen jo më shumë se 10 ditë.

“Pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit, tani jemi të bindur se mund të zvogëlojmë numrin e ditëve të izolimit nga 14 në 10 ditë”– theksuan në një deklaratë të përbashkët zyrtarët kryesore mjekësore të katër kombeve përbërëse të Britanisë së Madhe.

Më shumë se 63.000 persona kanë humbur jetën në Britani nuke e bërë vendin europian më të goditur nga pandemia, para Italisë.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi të hënën, më 14 dhjetor në orën lokale dhe GMT 00:01 dhe GMT në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut, ndërkohë që në Uells është zbatuar tashmë kjo masë.