Në një intervistë për gazetaren Marjana Legisi në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora , Brisida Shehaj, ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare e PS-së tha se ajo e ndan PS-në nga Rilindja.

Shehaj u shpreh se socialistët nuk tremben garës, ndërsa shtoi se ka kohë që në PS nuk ka garë.

Brisida Shehaj: Unë e ndaj PS nga ata që e drejtojnë sot dhe preferoj tu them Rilindja. Ka kaq kohë që vetëm nxitojnë, u nxitua për Teatrin, po nxitohen për ndryshimet kushtetuese. Sikur i friken garës që i vjen para. Socialistët nuk janë tutur në vitin 1996. Pse po tuten?

Në PS ka kohë që nuk ka garë. Në Tiranë ka kryetarët të deleguar e të komanduar. Në 2017 ishte i votuar. Sot kemi Spiropalin dhe Bushatin, bashkëkryetarizëm, delegim, lloj-lloj historirash. Ka plot socialistë që duan të garojnë, por PS-së i ka humbur shtylla kurrizore që është mendimi ndryshe.

Shehaj tha se nëse nuk je me Mjafti-n ose G99, je armik, kur më parë socialistët e kishin derën e hapur për mendimin ndryshe.

Brisida Shehaj: Ose je i Mjaft-it dhe G99 ose je armiku. Socialistët këtë kishin, mendimin ndryshe, konkurrencën. Ai që kishte mendim ndryshe i kishte dyer e hapura. Kjo nuk është me PS-ja, se sot janë armiq ata që mendojnë ndryshe. Ata që dje godisnin PS-në me vezë dhe domate, sot e deshën mjetin për qëllimin për të bërë sot atë që po bëjnë me PS-në. Kaq e thjeshtë është.