Marrëveshja e re tregtare Bruksel-Londër pritet të ruajë bashkëpunimin dypalësh pas 1 janarit 2021, por Brexit ndarë nga tregu i përbashkët i ideuar shekullin e kaluar me BE-në.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian arritën të enjten në parim një akord historik për të sqaruar vijimësinë e raporteve dhe bashkëpunimin e tyre tregtar nga 1 janari 2021.

Marrëveshja pritet të votohet nga eurodeputetët dhe parlamenti në Londër para fundit të vitit.

Palët janë zotuar të ruajnë thuajse plotësisht niveli ekzistues i tarifave zero për import-eksportet dhe nuk do të ketë limite për produktet që tregtohen mes tyre.

Do të garantohet edhe konkurrenca e drejtë midis kompanive përkatëse.

Është zgjidhur edhe çështja e sektorit të peshkimit si një nga pengesat e muajve të fundit, por në fund Brukseli ka pranuar të reduktojë me 25 për qind sasinë e peshqve që anijet europiane mund të kapin në ujërat angleze, edhe pse kuotat do të rivlerësohen pas 5 vjetësh e gjysmë.

Për sa i përket udhëtimeve, shtetasit europianë apo ata britanikë, nga 1 janari do i nënshtrohen verifikimeve në pikat respektive kufitare, ndërsa kërkimi i një vendi pune në Mbretërinë e Bashkuar do të kërkojë plotësimin e disa kritereve, si për anën monetare, edhe për gjuhën.

Edhe për studimin në universitete, shtetasit europianë apo ata britanikë do të kenë kritere të reja aplikimi dhe tarifa të caktuara.

Do të vazhdojë, ndërkaq, bashkëpunimi në fushën juridike, në mbrojtjen e të drejtave themelore, në luftën kundër krimit e terrorizmit, në sistemet e transportit dhe energjisë elektrike.

Me largimin e Britanisë, BE-ja pritet të humbasë 15 për qind të prodhimit vjetor, përpos një prej fuqive ushtarake dhe financiare 

Britania vetë ka rifituar autonomisë, por me Breksitin, ka hequr dorë nga tregu i përbashkët, nga lëvizja e lirë e personave, e mallrave dhe e shërbimeve pas 47 vitesh anëtarësim në BE.