Mosmarrëveshjet midis Londrës dhe Brukselit lëkundën të enjten bursat europiane, ndërsa çmimi i naftës shënoi një rritje të lehtë arritur për herë të parë në nëntë muaj çmimin e 50 dollarëve për fuçi. Ndërkaq, Banka Qendrore Europiane zbuloi parashikimin e fundit për eurozonën pasi injektoi kapital në tregje.

Bursat europiane u lëkundën të enjten dhe paundi britanik u zhvlerësua pas shtimit të rrezikut të mos arritjes së një marrëveshjeje midis Londrës dhe Bashkimit Europian. Në anën tjetër, çmimi i natës bruto shënoi një rritje të lehtë, duke arritur për herë të parë në nëntë muaj çmimin e 50 dollarëve për fuçi. Kjo vjen si pasojë e optimizmit që ka injektuar në tregjet e kapitalit miratimi i vaksinës anti Covid-19.

Ndërkaq, Banka Qendrore Europiane zbuloi parashikimin e fundit për eurozonën pasi injektoi kapital në tregje.

“Në krahasim me parashikimin makroekonomik të shtatorit, banka ka rishikuar projeksionin e saj ku recensioni i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit është më i vogël, ndërkohë, rimëkëmbja në periudhën afatgjatë do të jetë më e vështirë,” tha presidentja e Bankës Qendrore Europiane,  Christine Lagarde.

Recensioni i Eurozonës pritet që të jetë më i vogël nga sa mendohej në -7.3 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm ekonomia e 19 vendeve të monedhës së përbashkët do të rritet me 3.9 për qind, krahasuar me 5.0 për qind që ishte parashikimi i parë.

“Masat e politikës monetare që morëm sot do të kontribuojnë për të ruajtur një mjedis të favorshëm,” paralajmëroi Lagarde.

Banka forcoi programin e blerjes së bonove, duke e rritur fondin në dispozicion nga 500 miliardë euro në 1.85 trilionë euro si dhe e zgjati skemën deri në mars 2022.

Në Europë, pas tetë muaj negociatash dhe kur mbeten vetëm tre javë për arritjen e një marrëveshjeje tregtare pas Brexit, Brukseli dhe Londra mbeten të ndarë, duke përshirë çështjen e të drejtave të peshkimit dhe rregullat e konkurrencës.

“Ne patëm një diskutim interesant për të gjitha çështjet. Kuptuam pozicioni e secilës palë, që fatkeqësisht mbetet larg kompormisit,” tha presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen, pas takimit me kryeministrin britanik Boris Johnson.