Dje Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për të.
Një super festë u organizua për artistin dhe vetëm sot janë ndarë pamjet nga ditëlindja.

Së pari, Xhensila i ka bërë Besit dhuratën më të këndshme ndonjëherë dhe sigurisht të preferuarën e tij. Ajo i ka dhuruar atij plot 1000 domate dhe këtë e ka ndarë edhe në Instastory, ku ka shkruar “1000 domate për kë vallë?”


Por, nuk duhet lënë pa përmendur dhe momenti kur Monika Kryemadhi shihet tek tërheq valle popullore.
Siç dihet presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij kanë marrdhënie të mira me Besin.