Breçani thirrje Lleshajt: Duhen policët e vjetër, dinë të menaxhojnë situatën

Breçani thirrje Lleshajt: Duhen policët e vjetër, dinë

Në një intervistë për Ora News, ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka këshilluar ministrin Sandër Leshaj për rikthimin e policëve të vjetër.

Sipas Breçanit, një efektiv me eksperiencë di të menaxhojë çdo situatë përballë qytetarëve.

Punonjësit e policisë në këtë periudhë i këshilloj që të jenë më të përmbajtshëm dhe mos të jenë ata që provokojnë sherre. Kam marrë informacione që të dy punonjësit e policisë të përfshirë në ngjarje ishin të rinj. I them ministrit Lleshaj që duhen edhe policët e vjetër, sepse dinë ta menaxhojnë situatën, sepse për shkak të pandemisë dhe të kushteve të vështira ekonomike ne do të përplasemi çdo ditë me njerëz që janë të stresuar. Duhet t’i hapim rrugën dhe t’i qetësojmë ata”, ka thënë Breçani.

Vendi Lajme Ora News sander lleshaj policia e shtetit Aktualitet erzen brecani

EMISIONET